Jeta në Zvicër
Sot votohet për tri iniciativa popullore
Në votim hidhen: Iniciativa “Minder” gjegjësisht kundër pagave të larta të menaxherëve, ajo për ligjin e reviduar të planifikimit hapësinor dhe iniciativa për futjen e një neni në kushtetutë për harmonizim të familjes me profesionin
Sot në Zvicër qytetarët me të drejtë vote do të japin verdiktin e tyre lidhur me tri inicativa popullore, me shtrirje në gjithë vendin. Këto iniciativa që kanë ngjallur shumë polarizime në opinionin e këtushëm janë: Iniciativa “Minder” gjegjësisht kundër pagave të larta të menaxherëve, ajo për ligjin e reviduar të planifikimit hapësinor dhe iniciativa për futjen e një neni në kushtetutë për harmonizimin në mes të familjes dhe profesionit.
Iniciativa “Minder” është nisur pesë vite më parë, nga Thomas Minder, një politikan (deputet në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit Federal) dhe ndërmarrës prej Shafhauseni. Ajo synon forcimin e të drejtës së aksionarëve në ndërmarrje dhe uljen e pagave astronomike të menaxherëve. Shanset që kjo iniciativë të fitojë janë mjaft të mira, nisur nga sondazhet e fundit që i kanë prognozuar asaj rreth 63% të votave.
Mirëpo partitë e djathta (që përbëjnë shumicën në spektrin politik) janë pothuaj se unike kundër kësaj iniciative dhe kanë zhvilluar fushatë të fuqishme kundër saj. Po ashtu kundër është edhe federata e ekonomisë “Economiesuisse”. Kundërshtarët rekomandojnë të votohet për kundërpropozimin e qeverisë dhe parlamentit, i cili është më pak shtrëngues.
Iniciativa tjetër, ajo për ligjin mbi planifikimin hapësinor, synon ndërprerjen e ndërtimeve ose “urbanizimit” të egër e pa kriter në zonat që duhen mbrojtur si tokë për bujqësi dhe hapësira me rëndësi kulturore. Edhe këtu, partitë e djathta rekomandojnë votimin kundër ndërsa ato të majtat, pro.
Iniciativa për futjen në kushtetutë të një neni për harmonizimin në mes të profesionit dhe familjes parasheh më shumë përkrahje nga shteti për kujdesin ndaj fëmijëve, me qëllim që prindërit të mund t`i kushtohen më tepër profesionit. Partitë e djathta dhe në veçanti SVP dhe FDP janë kundër kësaj iniciative për arsye se, sipas tyre, zbatimi i saj shkakton shpenzime të tepërta per shtetin.
Albinfo.ch, në ditët para mbajtjes së këtyre votimeve ka kërkuar deklarimet e përfaqësuesve të niveleve të ndryshme të spektrit politik të Zvicrës. Nga Partia Liberale (FDP/PLR) është deklaruar përgjegjësja për medie në qendrën e kësaj partie Pia Guggenbuehl ndërsa nga SP/PS, është përgjigjur deputeti në kantonin e Zugut, Zari Xhaferi.
Sipas praktikës që ndiqet zakonisht në votimet në Zvicër, shumica e atyre që janë përcaktuar të votojnë, e kanë bërë këtë me postë gjatë dy javëve të kaluara. Të tjerët votën e tyre e hedhin në qendrat e votimit në paraditen e sotme.
Rezultatet e para priten pasdite.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










