Futboll
Sot vendoset titulli në Angli, a do të triumfojë Shaqiri me Liverpoolin
Liverpooli po e kërkon titullin e kampionit pas tre dekadash në Angli

Sot do të zhvillohet xhiroja e 38-të apo e fundit e kampionatit anglez, ku do të vendoset se kush do të shpallet kampion.
Tre skuadrat që kanë rënë një kategori më poshtë janë ‘caktuar’, derisa Tottenhami është skuadra e fundit që pritet të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Kështu e vetmja dilemë ka mbetur titulli i kampionit, shkruan albinfo.ch.
Manchester City ndodhet në vendin e parë në Angli me 95 pikë, një më shumë se Liverpooli.
City është mysafire e Brightonit dhe me fitore do të mbronte titullin e kampionit.
Ndërkohë, Liverpooli e pret Wolvesin, ku patjetër duhet të fitojë për të shpresuar se City do të dështojë dhe të fitojë titullin pas gati tre dekadave. Nëse Liverpool barazon e City humb, sërish titulli do të shkonte te ‘Qytetarët’, vetëm nëse skuadra nga Mançesteri pëson humbje më shumë se katër gola, shkruan tutje albinfo.ch.
Liverpooli ka disa mungesa dhe mbetet të shihet nëse Xherdan Shaqiri do të luajë nga fillimi.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj