Lajme
Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Deri më tash zgjedhja e organeve të kuvendit ka dështuar katër here për shkak të mos pjesëmarrjes në seancë të deputetëve të koalicionit PAN të cilët e kanë të drejtën për ta propozuar emrin e kreut të Kuvendit
Deputetët e Kuvendit të Kosovë do të mblidhen sërish sot për të tentuar që për herën e pestë të mund të zgjedhin organet drejtues të tij, transmeton albinfo.ch. Kryesuesi i kuvendit, Adem Mikullocvi ka ftuar deputetët për vazhdimin e seancës konstituive me pikën e vetme të rendit të ditës zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Deri më tash zgjedhja e organeve të kuvendit ka dështuar katër here për shkak të mos pjesëmarrjes në seancë të deputetëve të koalicionit PAN të cilët e kanë të drejtën për ta propozuar emrin e kreut të Kuvendit. Ende nuk dihet nëse ata do të marrin pjesë. Ndërsa pas thirrjës së QUINT-it për pjesmarrëje në kuvend dhe zgjedhjen e bllokadës ka reaguar Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai ka thënë se QUINT-i i ka bërë thirrje koalicionit PAN që të marrin pjesë në seancën e sotme.
“Quinti i bën thirrje PAN-it me shku në seancë. Mos e zhagitni më. Numrat nuk janë, vazhdojmë me opsione tjera, mos e bllokoni Kosovën. Leni edhe shpifjet ndaj komunës së Prishtinës se nuk ju ndihmojnë. Nuk ka kohë Kosova me prit!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











