Lajme
Sot u shënua rasti i parë i koronavirusit në Gjermani
Gjermania e ka identifikuar rastin e parë të infektimit me koronavirus, duke i shtuar shqetësimet për përhapjen e tij në Evropë.
Ministria Rajonale e Shëndetësisë në Bavari njoftoi në orët e vona të së hënës se pacienti është një burrë nga qyteza Starnberg, e cila shtrihet rreth 30 kilometra në jugperëndim të Mynihut.
Zyrtarët thanë se pacienti ndodhet në gjendje të mirë, është izoluar dhe po vëzhgohet nga mjekët. Ministria nuk dha informata të tjera për burrin e infektuar, përfshirë gjininë apo përkatësinë etnike.
“Njerëzit që kanë qenë në kontakt me të janë informuar për simptomat e mundshme, masat higjienike dhe kanalet e transmisionit”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Raste të këtij virusi tashmë janë regjistruar edhe në shumë shtete të tjera, përfshirë Japoninë, Francën, Australinë dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan “Reuters”, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se nuk është i befasuar që virusi ka arritur në Gjermani, duke shtuar se rreziku mbetet i ulët.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










