Të tjera
Sot u përurua shkolla e vetme shqipe në Rozhajë të Malit të Zi
Në Mal të Zi sot është përuruar shkolla e vetme në Rozhajë, ku mësohet në gjuhën shqipe.
Në këtë përurim ka marrë pjesë edhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha se është hera e parë që një kryeministër i Malit të Zi vjen në këtë shkollë ku vijojnë mësimet 23 nxënës, teksa, sipas tij, punimet arrijnë vlerën e 250 mijë eurove.
“Po vazhdojmë të investojmë në arsim në gjithë vendin – një shkollë e re është hapur në Rozhajë! Është e vetmja shkollë në Rozhajë, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Ecim përpara, duke promovuar gjithëpërfshirjen”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shpërndarë fotografitë nga pjesëmarrja e Abazoviqit në përurimin e shkollës në Rozhajë.
“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapopëruruar nga miku im, Dritani, më i miri i të tanëve”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest” "Tri Net Film Fest", ku filmi i shkurtër pushton skenën kryesore... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










