Kosova
Kosovë: Sot protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
Sot do të mbahet protestë në sheshin kryesor të Prishtinës kundër shtrenjtimit të rrymës. Partitë opozitare brenda Parlamentit, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja, nuk do të marrin pjesë në protestë, por kanë deklaruar se e mbështesin atë.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dje në një konferencë për media i ka ftuar edhe një herë partitë opozitare t’i bashkohen protestës së sotme.
Ai tha se partitë opozitare kanë deklaruar se e mbështesin protestën, por që s’do të marrin pjesë.
Molliqaj ka paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa ky vendim të mos jetë në fuqi.
“Ne nuk do të ndalemi, jo vetëm të shtunën, sepse përtej kësaj që ky vendim të mos jetë në fuqi, sepse aq sa është skandaloz, është edhe i padrejtë”, tha ai.
Protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike u organizua edhe para tre ditësh, në të cilën morën pjesë qindra qytetarë. Ata u nisën nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfunduan para qeverisë me kërkesat për mosshtrenjtim të rrymës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












