Maqedonia
Sot pritet telefonata e shumëpritur mes Zaev dhe Cipras
Shefat qeveritarë të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, do të dëgjohen në telefon gjatë ditës së sotme, e hënë, që të diskutojnë për zhvillimin e procesit negociues për çështjen e emrit. Bëhet fjalë për bisedën e shumë paralajmëruar për finalizimin e marrëveshjes, e pritur prej gati dhjetë ditësh.
Gjatë vikendit, në nivel këshilltarët, të dy vendet nëpërmjet këshilltarëve kanë biseduar për çështje të caktuara të cilat janë të hapura dhe kanë arritur zhvillim. Pala e Maqedonisë ofron “zgjidhje krative”, të cilët e mbrojnë identitetin dhe gjuhën e shtetit. Pas bisedimeve të këshilltarëve, kryeministri Zaev, shefi i diplomacisë, Nikola Dimitrov dhe këshilltari Dane Taleski plotësisht janë konsultuar për qëndrim të unifikuar për çështjet të cilat ende janë të hapura, shkruan portali maqedonas “Makfaks”. Siç thonë burimet, janë në fazë “merre ose leje”. Të dy palët kanë propozuar zgjidhje për konteste të caktuara dhe e kanë konfirmuar përkushtimin për të arritur marrëveshje.
Në anën tjetër, media greke “Kathimerini” ka konfirmuar se 95% të bisedimeve janë kompletuar dhe kanë ngelur edhe disa çështje të rëndësishme përpara se të jetë gati marrëveshja. Nëse gjithçka shkon sipas planit, marrëveshja duhet që të gjendet në Kuvendin e Maqedonisë përpara Samitit të BE-së, ndërkaq referendumi sipas të gjitha gjasave do të mbahet në shtator.
Pesë propozimet e fundit rreth kontestit të emrit janë Maqedonia e Re, Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Vardarit, Maqedonia (Shkup), Maqedonia e Veriut.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










