Kosova
Sot nisin protestat kundër kryeprokurorit Lumezi
Pas skandalit me listat e rrejshme të veteranëve të luftës, ku doli se mbi 19 mijë prej tyre ishin të rrejshëm, një grup i qytetarëve ka ftuar për protesta për të kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, përcjell albinfo.ch.
Protesta do të nisë në orën 18:00 dhe pritet të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Qytetarët në këtë protestë, përveç shkarkimit të kryeprokurorit, do të kërkojnë edhe “Veting të Gjyqësorit”.
“Tash është e qartë: prokuroria është në shërbim të politikës. Edhe po të ketë prokuror/e si Elez Blakaj që ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, do të pengohet nga kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Qytetari i Republikës në rrethana të tilla duhet të jetë në krye të përgjegjësive dhe detyrave të veta qytetare. Sot, detyrë është kërkesa për shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi dhe fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit tonë. BASHKOHUNI! #protestoj”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











