Kultura
Sot në Cyrih shfaqet filmi “Burrneshat”
Në kuadër të këtij cikli, sot shfaqet filmi i njohur "Vergine Giuratta" ("Virgjëreshat e betuara" ose "Burrneshat" ) i regjisores italiane, Laura Bispuri

Podiumi i filmit i qytetit të Cyrihut (Film Podium der Stadt Zürich) ka filluar nga 16 shkurti ciklin e filmave shqiptarë dhe mbi shqiptarët, “Shqipëria në film” (“Albanien im film”), i cili do të zgjasë deri më 22 mars.
Gjatë kësaj periudhe do të shfaqen si filmat shqiptarë nga koha e monizmit ashtu dhe filmat më të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, thuhet në njoftimin e Podiumit të Filmit, të Qytetit të Cyrihut. Ky cikël filmash do të rrumbullakësohet me shfaqjen e disa filmave nga Evropa Perëndimore që japin një pamje nga jashtë, të Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Në kuadër të këtij cikli, sot shfaqet filmi i njohur “Vergine Giuratta” (Virgjëreshat e betuara) i regjisores italiane, Laura Bispuri. Filmi është ndërtuar mbi romanin “Hana” të shkrimtares shqiptare Elvira Dones. Bëhet fjalë per një koproduksion të Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Francës, nga viti 2015, shkruan albinfo.ch. Ky film ka shënuar disa suksese në festivale ndërkombëtare.
Filmi prezantohet në shqip me titullin “Burrneshat”, ashtu siç thirreshin në Shqipërinë e Veriut “virgjëreshat e betuara” që merrnin përsipër rolin e kryetarit të familjes në mungesë të një mashkulli në krye të saj. Kjo sakrificë e ka ngacmuar Laura Bispurin, kur kishte lexuar librin e Elvira Dones që rrëfen historinë e këtyre burrneshave, dhe traditën që ka mbijetuar edhe sot në zona të thella të Veriut, të Shqipërisë dhe Kosovës.
Filmi, ashtu si dhe i gjithë cikli, shfaqet në kinemanë “Film Podium”, në Nüschelerstrasse 11, 8001, Zürich, me fillim në orën 15.00. Ky film do të ketë shfaqjen e dytë më 8 mars, me fillim në orën 20.45, kur do të jetë e pranishme edhe autorja e romanit “Hana”, Elvira Dones.
Nesër, më 20 shkurt në kuadër të ciklit që po vazhdon, do të shfaqet filmi nga Kosova “Martesa”, i Blerta Zeqirit.
E-Diaspora
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova Shkoi për ta vizituar të fejuarin në Gjermani, u përball me dhunë e keqtrajtim – 17...
-
Londër
Londër: Shqiptarja zgjidhet nxënësja më e mirë për vitin 2025, ftohet nga pesë universitete botërore
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor