E-Diaspora
Sot, ndeshja Kosovë-Zvicër në Beach Soccer
Sot, më 9 korrik zhvillohet ndeshja miqësore ndërkombëtare, këtë herë mes Kosovës dhe Zvicrës në Beach Soccer që do të jetë e para e pranuar nga FIFA.
Kosovë – Zvicër, është ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës në Beach Soccer, e cila nesër do të zhvillohet në në ZüriCabana në Hauptbahnhof Zürich, me fillim prej orës 16:30.
Tashmë janë përzgjedhur edhe futbollistët që do ta reprezentojnë Kosovën në këtë garë ndërkombëtare në Beach Soccer.
Ky formacion ka futbollistë të njohur shqiptarë që luajnë në ekipe të njohura në ligën zvicerane Suzuki Swiss Beach Soccer League..
Formacionin e parë të Kosovës e përbëjnë: Portieri Kushtrim Musëshabanaj (Team United), Kujtim Shala (Beach Kings Emmen) Rabit Rexhepi (BSC Illyrian), Rifat Veapi (GC Beach Soccer) , Adnan Rafuna (BSC Illyrian), Orhan Spahiu (BSC Illyrian), Besnik Thaqi (Havana Shots Aargau), Fatmir Abazi (FC Dietikon), Burim Shala (Beach Kings Emmen), Ali Veapi (FC Windisch), Selami Rexhepi (BSC Illyrian), Alfred Markaj (BSC Jona).
Për këtë lojë historike kanë marrë mandatin Beach Soccer Club “Illyrian”, ndërsa udhëheqës të klubit premtojnë se edhe në të ardhmen mund të organizojnë edhe ndeshje të tjera miqësore, edhe pasi FIFA të japë dritën e gjelbër që Kosova mund të luajë në ndeshje ndërkombëtare.
Trjaneri i përfaqësueses së Kosovës, Selami Rexhepi, ka thënë për albinfo.ch para ndeshjes se Zvicra është kundërshtare e fortë ngase figuron në vendin e 5-të në radhitjen botërore të FIFA-s.
Si do që të jete një ndeshje e tillë po pritet me entuziazëm në Zvicër, dhe pritet të ketë interesim të madh te shikuesit në diasporë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











