Futboll
Sot luajnë Kosova dhe Shqipëria
Kosova do të jetë mysafire e Azerbajxhanit, derisa Shqipëria e pret Izraelin
Sot (e premte) është një ditë e rëndësishme për adhuruesit futboll shqiptar, pasi do të luajnë Shqipëria dhe Kosova, shkruan albinfo.ch.
Kombëtarja shqiptare nga ora 20:45 e pret në Elbasan, Izraelin, në kuadër të Ligës së Kombeve, Grupit C. Kuqezinjtë ishin përballur me izraelitët edhe në kualifikimet e kaluara ku kishin një fitore dhe një humbje.
Në Shkodër pësuan 3:0, derisa si mysafir fituan 0:3. Për këtë ndeshje ka folur edhe përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci. “Në dy ndeshjet e fundit kemi testuar lojtarë të rinj. Me rikthimin e titullarëve, do të kemi një komportim më të mirë në fushë”. Ai foli edhe për kundërshtarët. “I njoh sepse i kam studiuar. Zahev është një lojtarë i mirë. Është futbollisti i mesfushës me shumë eksperiencë, Naço. Edhe prapa kanë futbollistë të fortë. Kam punuar shumë dhe i njoh të gjithë. Ne shpresojmë në rezultat pozitiv”, theksoi trajneri italian.
Ndërkohë, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, beson në ekipin e tij. “Përballemi me skuadrën më të fortë në grup, por nëse kundërshtarët tanë kanë ambicie për t’u kualifikuar, pse të mos kemi edhe ne. Jemi skuadër e re, por me lojtarë të mirë. Përmes lojës sonë do të përpiqemi të marrim rezultat pozitiv. Kosova është një vend i veçantë, ka shumë lojtarë cilësorë. Në ndeshjet e fundit e kemi përmirësuar shumë lojën tonë. Kam besim se do të marrim rezultat të mirë”, është shprehur trajneri zviceran. Azerbajxhani dhe Kosova do të luajnë nga ora 18:00.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












