Kosova
Sot i jepet lamtumira e fundit Ismet Pejës
Ikona e muzikës shqipe, Ismet Peja, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e kishte bërë të ditur djali i tij, këngëtari Visar Peja, i cili në një njoftim tjetër ka treguar se artisti legjendar do të varroset gjatë ditës së sotme (e hënë).
“Me zemër të pikëlluar lajmërojmë të afërmit, miqtë, shokët dhe dashamiret, se me datë 23.11.2020 ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare, babai, vëllai dhe gjyshi jonë i dashur Ismet (Musa) Peja.
“Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 23.11.2020 (e hënë), në orën 15:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë”, thuhet në njoftim.
Ismet Peja është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën muzikore shqiptare, ndërsa gjatë karrierës ka sjellë këngë të pavdekshme.

E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












