Maqedonia
Maqedonia kontrakton 200 mijë vaksina kineze
Maqedonia e Veriut nënshkruan sot marrëveshjen me autoritetet kineze për blerjen e 200 mijë vaksinave kundër koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, të shtunën ka bërë të ditur edhe metodologjinë e vaksinimit të popullatës, por pa saktësuar se kur mund të arrijnë dozat e para të vaksinës kineze. “Dozat e siguruara do të shërbejnë për vaksinimin e 100 mijë personave”.
Thuhet se të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë dhe personat e moshuar mbi 70 vjeç. Pikat e vaksinimit do të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë. Kjo vaksinë është e sigurt sikur edhe të gjitha vaksinat e tjera”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë në një konferencë për media në Shkup.
Sipas planit të Ministrisë, në fazën e dytë do të vaksinohen personat mbi 65 vjeç, ata të moshës nga 18 deri 64 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje të tjera, farmacistët, stomatologët, të punësuarit në Kuvend, në Qeveri, gazetarët, si dhe punonjësit e institucioneve arsimore dhe në kopshte të fëmijëve.
“Imunizimi është arma më e fuqishme në luftën kundër virusit. Por, duhet të respektohen masat e tjera shëndetësore nga ana e qytetarëve, si mbajtja e maskës, distanca fizike, të cilat së bashku me vaksinimin do të mundësojnë mbrojtjen më të mirë nga COVID-19 dhe kapërcimin e pandemisë”, ka deklaruar Filipçe.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













