Lajme
Sot fillon regjistrimi, dilemat mbesin
Pas 30 vitesh Kosova do të ketë regjistrim të popullsisë. Pas gjashtë vjet përgatitjesh nesër do të dalin regjistruesit e parë në terren për të evidentuar numrin e përgjithshëm të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.
Zyrtarët për mbarëvajtjen e regjistrimit thanë dje se janë bërë të gjitha parapërgatitjen për fillimin e regjistrimit, ndërkohë që mbeten dilemat nëse do të serbët do të pranojnë të regjistrohen, pasi kanë marr instruksione nga Beogradi zyrtar për bojkot. Së paku, problematike do të jenë tri komunat në pjesën veriore të vendit.
Ministri i Administratës Publike – Mahir Jagcillar, Rifat Blaku nga Komisioni Qendror i Regjistrimit, Ibrahim Shabani nga Enti i Statistikave të Kosovës dhe Kjartan Brojnson nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, dje u bënë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në këtë proces të rëndësishëm.
Për ta tejkaluar gjendjen me komunat me pushtet paralel në veri të Kosovës, janë angazhuar udhëheqësit politikë, në bashkëpunim me Zyrën për Shërbime Projektuese të Kombeve të Bashkuara (UNOPS).
Të dhënat e mbledhura në këto komuna, që do të bëhen nga regjistrues të UNOPS-it, do të përpunohen në data bazën e EUROSTAT-it, që më pas do të barten në të dhënat e përgjithshme preliminare, që sipas ligjit, duhet të jepen së paku tre muaj pas përfundimit të regjistrimit.
Një dilemë tjetër mbetet nëse banorët jorezidentë të Kosovës, kryesisht mërgata që ka mbi 500 mijë sosh, do të futen në numrin e përgjithshëm të banorëve.
Drejtori i EUROSTAT-it, Robert Everears, ditë më parë, gjatë qëndrimit në Kosovë, i pyetur nga Albinfo, nuk ka qenë në gjendje të japë përgjigje të prerë nëse banorët jorezidentë – që nuk jetojnë më shumë se 12 muaj në Kosovë – do të përfshihen në numrin e përgjithshëm. Po ashtu edhe Rifat Blaku, drejtor i Komisionit Qendror të Regjistrimit nuk dhënë përgjigje në këtë pyetje, pasi që, sipas tij, një gjë e tillë nuk është diskutua gjatë hartimit të Ligjit për regjistrim.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











