Tematike
Sot, Dita e Veprimit për Shëndetin Mendor në kohën e Koronës
"Flisni rreth saj. Për të gjetur ndihmë". Kjo është motoja e ditës së aksionit që lansohet sot, më 10 Dhjetor 2020
Qeveria Federale ka lancuar sot ditën e veprimit për shëndetin mendor në kohën e krizës së Koronavirusit. Tema e problemeve psikike nuk duhet të jetë më tabu.
“Flisni rreth saj. Për të gjetur ndihmë”. Kjo është motoja e ditës së aksionit që lansohet sot, më 10 Dhjetor 2020. Ky aksion ka për qëllim të ndihmojë në forcimin e shëndetit mendor në kohën e koronavirusit. Koronavirusi nuk është kërcënim vetëm për gjendjen tonë fizike, ai gjithashtu ngarkon psikikisht mbi shumë njerëz.
A nuk po ndiheni mirë apo brengoseni për dikë? Atëherë kërkoni ndihmë përmes bashkëbisedimit. Dokumenti i mëposhtëm ju ofron informacion se ku mund të gjeni ndihmë:
Për çfarë bëhet fjalë në ditën e veprimit “Flisni për këtë. Për të gjetur ndihmë “? Shumë njerëz në Zvicër vuajnë mendërisht nga efektet e krizës së koronavirusit. Prandaj slogani “Flisni për këtë. Për të gjetur ndihmë”, është emërtimi i ditës së veprimit në të cilën aktorë të ndryshëm i referohen shëndetit mendor.
Në këtë mënyrë, njerëzit në gjendje të vështirë përjetojnë solidarizimin e të tjerëve dhe mund të mësojnë rreth ofertave specifike të ndihmës.
Dita e veprimit gjithashtu rrit ndërgjegjësimin te njerëzit për të qenë të vëmendshëm ndaj mjedisit dhe për të ofruar ndihmë. “Flisni për këtë. Për të gjetur ndihmë “, është organizim në emër të Këshillit Federal. Ai është një veprim i përbashkët nga BAG me organizatat e ndihmës, si Dargebotene Hand, Pro Juventute, Pro Senectute, Pro Mente Sana, Caritas dhe Kryqi i Kuq Zviceran si dhe shumë aktorë të tjerë.
Të hiqen tabutë për shëndetin mendor
Më 10 dhjetor, njerëzit e ngarkuar mendërisht, të afërmit dhe specialistët do të thonë fjalën e tyre. Ata mund të raportojnë për përvojat e tyre dhe mënyrën se si ata e kanë trajtuar situatën e tyre të veçantë në kohën e koronavirusit. Organizatat e specializuara tregojnë ofertat me të cilat ato mbështesin të prekurit dhe se cilat pika të kontaktit ofrojnë ndihmë lehtësisht të arritshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit
















