Kosova
Sot, 61 vjet nga lindja e Agim Ramadanit
Sot, të premten e 3 majit, janë bërë 61 vjet nga lindja e Heroit të Kosovës, Agim Ramadanit.
I njohur me nofkën “Katana”, Agim Ramadani ka lindur më 3 maj të vitit 1963 dhe ka vdekur më 11 prill të vitit 1999. Ramadani ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe komandant i Zonës së Koshares, transmeton albinfo.ch.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ai zhvilloi operacione të suksesshme ushtarake kundër forcave serbe përreth kufirit Kosovë–Shqipëri dhe mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies heroike të tij. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.
Si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ndërsa ka punuar si ushtarak dhe në Zvicër ku jetoi si emigrant politik dhe me fillimin e luftës në Kroaci, ai e braktisi ish–Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 është pranuar si anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.
Ndonëse e kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, u bashkua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i lënë në Zvicër gruan dhe tre fëmijët e tij.
Agim Ramadani ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit me Shqipërinë, teksa pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur “Zharret”, ai ra dëshmor.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










