E-Diaspora
Sonte, për Ditën e Çlirimit të Kosovës, vjen në Zvicër filmi “Kësulat”
Në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, platforma mediale albinfo.ch dhe distribucioni zviceran Spot on kanë sjellë në Zvicër filmin kosovaro-britanik të luftës “Kësulat”.
Deri tani janë shitur një numër i konsiderueshëm i biletave në formën online, por për ata që nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë biletat në mënyrë elektronike, janë në dispozicion edhe një numër biletash që shiten në arkat e kinemave ku shfaqet filmi.
Për këtë arsye, njoftojmë të gjithë të interesuarit që duan të shikojnë filmin “Kësulat” se biletat mund t`i sigurojnë drejtpërdrejt, pak para fillimit të filmit: në kinemanë “Bourbaki” në Luzern nga ora 17 e 50 dhe në kinemanë RiffRaff në Zürich, nga ora 18 e 40.
Në Luzern, filmi jepet me fillim nga ora 18.20, ndërsa në Zürich, me fillim nga 19. 10 dhe 21. 40.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












