Integrimi
Sonte hapet festivali i filmit të shkurtër „Swikos 2015“
Të premten mbrëma në Bazel për herë të nëntë do të fillojë festivali i filmit të shkurtër artistik „Swikos 2015“, ku gjatë dy ditëve do të garojnë 14 projekte filmike, të cilat konkurrojnë në garën e sivjetme të këtij festivali.
Sonte në festivalin e filmit të shkurtër „SWIKOS“, i cili ka për qëllim përafrimin apo edhe shkëmbimin ndërkulturor zviceran me atë kosovar, gjegjësisht shqiptar.
Festivali do të fillojë me filmin “Steinzeit”, me regji të Mirjam Zimmermann, për t’u pasuar nga filmi “Kali”, me regji të Alban Ukajt dhe Yll Çitakut, filmi i tretë i mbrëmjes së parë do të jetë “Irland”, me regji të Piet Baumgarter, më pas do të shfaqet filmi “Leonardo” nga Ilir Hasanaj, “Breath” me regji të Artur Gorshit, “Luftschloss” me regji të Olga Dinnikova dhe filmi i fundit i natës së parë është “Da nicht fur” nga Martina Plura.
Festivali ka karakter garues dhe çmimet që do të ndahen janë: Filmi më i mirë, Aktori më i mirë, Regjisori më i mirë, Kamera më e mirë, Editimi më i mirë dhe çmimi i publikut.
„Swikos“ do të mbahet edhe këtë herë në sallën “Stadt Casino” të Bazelit, ndërsa hyrja për të shikuar filmat është pa pagesë.
Filmi kosovar i Lindita Zeqirajt ishte fitues i edicionit të kaluar të festivalit të filmit të shkurtë SWIKOS në Bazel të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













