Futboll
Sonte finalja e Ligës së Kampionëve, Shaqiri kërkon trofeun e dytë
Xherdan Shaqiri deri më tani është shqiptari i vetëm që ka fituar në këtë garë Sonte nga ora 21:00 zhvillohet finalja e garës më prestigjioze për klube në Evropë, Liga e Kampionëve.
Në finalen e Madridit do të përballen dy skuadrat angleze, Liverpool dhe Tottenham Hotspur, shkruan albinfo.ch.
“Të Kuqtë” janë favoritë dhe nëse triumfojnë, do të ishte trofeu i gjashtë në histori, kurse i pari për londinezët.
Xherdan Shaqiri pritet të jetë në bankën rezervë për tu inkuadruar në pjesën e dytë. Nëse Shaqiri fiton, do të ishte trofeu i dytë në histori për të, pasi e kishte fituar edhe me Bayern Munich në vitin 2013, duke mundur në finale Dortmundin.
Ylli shqiptar është shprehur optimist para kësaj sfide dhe beson se do të triumfojnë në Madrid, në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tij. Shaqiri deri më tani është shqiptari i vetëm që ka fituar në këtë garë. Biletat për këtë finale janë shitur që një kohë të gjatë, derisa interesimi i mediave dhe tifozëve është i jashtëzakonshëm.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












