E-Diaspora
Sonte: Ekspozita “Besa“ në Gjenevë
Ekspozita do t’i japë mundësinë popullatës së Gjenevës të zbulojë kulturën dhe vlerat shqiptare për dy javë rresht, në qiellin e hapur në qendër të Gjenevës.
Sonte duke filluar nga ora 19:30 do të hapet espozita „Besa“ dedikuar besës shqiptare si burim frymëzimi për akte guximi e solidariteti njerëzor.
Ceremonia e mbylljes bëhet më 16 shtator me poetin Agim Vinca dhe muzikantë të njohur të muzikës shqiptare në Paroisse de Plainpalais në Gjenevë, thuhet në njoftimin e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë.
Prsonalitetet më të larta të kantonit kanë pranuar ftesën tonë.
Rapsodët e Gjenevës do të paraqesin një odë tradicionale shqiptare dhe muzikë burimore. Në mbyllje është parashikuar një koktej rasti.
Përfitojmë nga rasti të njoftojmë se një seri aktivitetesh janë parashikuar gjatë dy javëve të ekspozitës për të kulmuar me promovimin e librit te Poetit Agim Vinca dhe koncertit të Mira Zyrakes, Mimoza Nazarkos dhe Edmond Bashës më 16 shtator nga ora 18, në sallën e Paroisse protestante de Plainpalais.
Për më shumë informacione, lexoni ftesën në vijim.
Ftesë-invitation exposition BESA 5 septembre 2016
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Shtator 2016
- Ora19:30
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit16 Shtator 2016 - 23:00
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











