E-Diaspora
Sonte, drama shqipe “Yue Madeleine Yue” në Lucern
Tragjikomedia “Yue Madeleine Yue” e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj do të inskenohet nga “Luzerner Theater” dhe do të ketë premierën sonte më 20 tetor 2013 nga ora19:30
Drama shqipe, që është bërë pjesë e repertorit sesonal 2013/2014 të këtij teatri, do të luhet nga aktorët e Luzerner Theater, si pjesë e triologjisë “Keine Stücke über Krieg” (Ska drama për luftën). Dy dramat tjera janë nga Almir Imširevic dhe Marija Karaklajic.
“Yue Madeleine Yue” është drama e parë shqipe që luhet nga një teatër zviceran. I themeluar në vitin 1837, Luzerner Theater është teatri kryesor në Lucern. Në premierën e “Yue…” sonte nga ora 19 e 30, pritet të jetë i pranishëm edhe autori Jeton Neziraj.
“Yue…” është shkruar në vitin 2011. Në qendër të saj është një familje rome e kthyer me forcë nga Gjermania në Kosovë. Të ndodhur në një realitet të ri, atyre tani u duhet të ballafaqohen me sfidat e shtetit të sapolindur. Vajza rome, Medlin, një ditë bie në një gropë të hapur nga një kompani ndërtimi. Dhe derisa vajza e mbetur në koma, lufton me vdekjen, babai i sajë, në përpjekje për të kërkuar drejtësi, ballafaqohet me zyrtarë byrokratë, biznesmenë, policë e punëtorë ambasadash. Kjo është një dramë politike për pasluftën kaotike në Kosovë, por, para së gjithash, është një dramë për romët e padëshiruar në Evropë.
Larg atyre stereotipeve për romët, larg atij ekzotizmit që përcjellë zakonisht temat rome, “Yue Medlin Yue” është një dramë intelegjente që shqyrton në mënyrë të shkëlqyeshme procesin emocional nëpër të cilin sot kalojnë me mijëra rom të Evropës, të cilët u nënshtrohen proceseve të dhunshme të ri-atdhesimit.
“Yue…” për herë të parë është prodhuar nga Qendra Multimedia e Prishtinës, me regji të Blerta Rrustemit, kurse ka pasur premierën botërore në teatrin austriak “Volkstheater”, ku është dhënë në kuadër të festivalit “Die Besten aus dem Osten: Folge 10”, me datë 24 dhe 25 shkurt 2012. Mediat austriake i patën dhënë jehonë të jashtëzakonshme shfaqjes Kosovare.
Gazeta kryesore austriake Der Standard, ndër të tjera, pat shkruar: “Blerta Rrustemi ka inskenuar ketë rrëfim tragjik me gjashtë aktorë dhe dy muzikantë, si një revy temporale numrash. Shfaqja është përplot humor, në mes një hareje fëmijërore dhe të një satire të furishme, nëpërmjet të cilave mëshira dhe poezia nuk qëndrojnë kurrë në të njëjtën rrugë” (Der Standard, Vienna)
Në Kosovë “Yue Madeleine Yue” është dhënë me datë 21 Maj 2012, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa që me 23 maj është dhënë në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd.
Ajo gjithashtu ka marrë pjesë edhe në edicionin e tretë te festivalit zoom, që është mbajtur në Rijekë të Kroacisë si dhe në festivalin e famshëm euro-scene Leipzig, në Lajpcig të Gjermanisë. Produksioni kosovar i kësaj drame do të shfaqet edhe në Shanghai të Kinës, nga data 13 – deri me 18 tetor 2013, në kuadër të Shanghai International Experimental Theatre Festival.
Drama deri tash është përkthyer në anglisht, turqisht, gjermanisht dhe kroatisht.
Programi:
http://www.luzernertheater.ch/monatsprogramm
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












