Lajme
Sondazh: Po rritet besimi i konsumatorëve në Francë dhe Gjermani
Sondazhet treguan se besimi i konsumatorit dhe i biznesit në Francë dhe Gjermani po rriten, përderisa masat kundër koronavirusit po lehtësohen.
Një ulje e përkohshme e taksës (TVSH) në Gjermani, e cila do t’i kushtojë qeverisë deri në 20 miliardë euro, ndihmoi në nxitjen e moralit të konsumatorit më shumë se sa pritej në gusht, treguan të dhënat e së enjtes.
Në Francë bizneset fituan besim dhe numri i tyre u rrit më shumë se sa pritej. Agjencia zyrtare e statistikave INSEE tha që indeksi i biznesit u rrit në 85, nga 78 në qershor.
Kjo është ende larg, nga 105 të regjistruara në shkurt, para pandemisë, por shumë më mirë sesa rekordi i ulët i 53-të, i arritur në prill, si masa për t’i mbajtur konsumatorët në shtëpi, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra














