Sommaruga: Zvicra fillon të pranojë kontigjente refugjatësh
Sommaruga ka njoftuar se Zvicra do të marrë një kontigjent prej 35 refugjatësh, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së bërë nga UNHCR
Ministrja e re e drejtësisë dhe e policisë, Simonetta Sommaruga, në një konferencë për medie i ka bërë një bilanc punës së saj në përmbyllje të njëqindditëshit të parë në këtë funksion. Kanë qenë ditë me angazhime dhe ajo ndjehet kryesisht mirë në postin të cilin e vlerëson si njërin ndër më të rëndësishmit në qeverinë e vendit, ka thënë ajo, sipas drs.ch.
Gjatë kohës së saj në krye të këtij resori, në Zvicër janë mbajtur dy fushata për votime popullore në nivel vendi.
Në këtë konferencë, Sommaruga ka njoftuar se Zvicra do të marrë nnjë kontigjent prej 35 refugjatësh. Këtë detyrim ajo e ka marrë duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së bërë nga UNHCR. Fjala është për 30 refugjatë nga Iraku, gjysma nga të cilët të krishterë. Pesë të tjerët janë palestinezë.
Përmes pranimit të këtij kontigjenti, Zvicra vazhdon traditën e saj humanitare, ka thënë Sommaruga.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










