Lajme
Sommaruga zgjidhet kryetare e Konfederatës Zvicerane për vitin 2020
Me zgjedhjen e bërë sot, është hera e tetë që në krye të organit më të lartë të shtetit qëndron një grua.

Simonetta Sommaruga është kryetarja e radhës e Konfederatës së Zvicrës për vitin 2020. Në këtë post Sommaruga vjen për herë të dytë qyshkur ajo është pjesë e autoritetit më të lartë të vendit, Qeverisë Federale. Ekzekutivi i vendit përbëhet nga 7 ministra, nga të cilët për çdo vit njëri bëhet kryetar i Konfederatës. Personi në këtë pozitë, merr detyrime reprezentative për shtetin dhe uhdhëheq mbledhjet e Qeverisë Federale gjatë një viti.
Ndonëse kryetari/ja zgjidhet secilën herë nga kjo shtatëshe, megjithatë i nënshtrohet votimit të parlamentit, gjegjësisht Asamblesë Parlamentare në të cilën votojnë të dy dhomat së bashku, shkruan albinfo.ch. Kësaj here për ministren nga Partia Socialdemokrate, Simonetta Sommaruga kanë votuar 186 deputetë.
Me zgjedhjen e bërë sot, është hera e tetë që në krye të organit më të lartë të shtetit qëndron një grua.
Sommaruga në qeverinë e vendit është zgjedhur më 22 shtator 2010. Deri në fund të vitit 2018 ajo mbulonte Departamentin (Ministrinë) e Drejtësisë dhe Policisë (EJPD). Ndërsa nga fillimi i vitit 2019 drejton Departamentin për Ambient, Transport, Energji dhe Komunikacion (UVEK).
Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Parlamentare është bërë rizgjedhja ose konfirmimi i të gjithë (7) ministrave që e përbëjnë Këshillin Federal. Prej tyre më së paku vota, por të mjaftuehsme për rizgjedhje, 145, i ka fituar ministri që vjen nga FDP-ja, Ignazio Cassis. Ky numër relatvisht i vogël i votave të tij shpjegohet me faktin se atë kësaj radhe e kishte sfiduar kandidatja nga Partia e Gjelbër (GPS) Regula Rytz, shkruan albinfo.ch. Por ajo, me vetëm 82 vota të fituara, nuk ka pasur shanse të zinte një vend në qeveri.
Të kujtojmë: pas fitores sensacionale të GPS në zgjedhjet e 15 tetorit të këtij viti (nga 6 % sa ishte u ngrit në 13%), kjo parti kishte shpallur ambicien që për herë të parë të bëhej pjesë e Qeverisë Federale. Me këtë veprim, sikur të zgjidhej sot znj. Rütz në qeveri, do të rrezikohej “fiormula magjike” mbi bazë të së cilës funksionon Këshilli Federal. Sipas kësaj formule, tri partitë më të mëdha (SVP, SP dhe FDP) japin nga dy ministra ndërsa partia e katërt, në këtë rast CVP, 1 ministër, shkruan albinfo.ch. Pas zgjedhjeve të 15 tetorit, GPS është e katërta ndërsa CVP, me një dallim të vogël, partia e pestë për nga fuqia në parlament.
Më tutje, ministrja tjetër nga FDP, Karin Keller-Sutter, është rizgjedhur me votat e 169 deputetëve. Më së shumti vota, 218 sosh, ka marrë ministrja nga CVP, Viola Ahherd. Pas saj vjen Alain Berset i SP-së me 214 vota, Ueli Maurer i SVP-së dhe kryetari aktual, ka marrë 213 vota, Simonetta Sommaruga (SP) 192 vota dhe Guy Parmelin (SVP) 191 vota.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor