Integrimi
Socialdemokratët e St.Gallenit formojnë grupin për migrantë
Iniciativën për themelimin e këtij forumi e ka marrë Arbër Bullakaj, nënkryetar i SP të kantonit St. Gallen, asamblist në Wil dhe kandidat për deputet në Parlamentin Nacional
Më 22 gusht me qellim integrimin e të huajve në jetën politike të vendit dhe kundërshtimin e urrejtjes ndaj të huajve është themeluar grupi për migrantët në kuadër të Partisë Socialdemokrate në St.Gallen.
Bullakaj, në fjalën e tij përshëndetëse ka theksuar veç tjerash se larushia në shoqërinë zvicerane duhet të pasqyrohet edhe në politikën e këtushme.
Siç thuhet në një komunikatë nga ky takim, aty kanë mbajtur referatet e tyre Adelina Muhaxheri dhe Ardian Nikolla. E para ka bërë paralele në mes të luftës për të drejtat e grave dhe asaj të të huajve ndërsa i dyti ka sjellë në kujtesë kushtet jonjerëzore të statusit të sezonierëve, ga fundi i shekullit të kaluar.
Fjalime kanë mbajtur edhe dy deputetë nacionalë që vijnë nga SP e St. Gallenit, Barbara Gysi dhe Paul Rechtsteiner si dhe kryetarja e SP-së së këtij kantoni Monika Simmler. Grupi muzikor “Africata” ka fisniküeruar atmosferën e këtij tubimi politik.
Grupi i posathemeluar, në të cilin bëjnë pjesë edhe kandidati ër deputet në Parlamentin Nacional, shqiptarozvicerani Etrit Hasler, Mirjam Angehrn, Daniel Ucha dhe Fidan Shahini, ka shpallur si synim afatgjatë edhe të drejtën e të huajve për të votuar dhe për t`u zgjedhur.
“Gjithçka tjetër që e anashkalon përfshirjen e të gjithë qyetarëve në politikë, nuk është e denjë për demokracinë. Por është evidente se aktualisht kjo gjë është e pamundur të realizohet. Prandaj ka shumë rëndësi të krijohen kushte korrekte në procedurën e natyralizimit të të huajve dhe të ndërpriten praktikat e taksave për natyralizim që komuna të caktuara i vendosin në mënyrë arbitrare”, është thënë në këtë takim.
Në kantonin St. Gallen 100 mijë njerëz nuk kanë të drejta politike ka konstatuar me dëshpërim Arbër Bullakaj. Veç kësaj, kantoni, sipas tij, jep një shembull të keq në nivel të Zvicrës për sa u takon kushteve për fitimin e shtetësisë zvicerane. Pjesëmarrësit e kanë miratuar ehde një rezolutë me këtë rast, thuhet në fund të njoftimit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright... -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese













