Integrimi
Socialdemokratët e Bazelit bëhen me një seksion shqiptar
Jjavën që shkoi, Endrit Sadiku dhe qytetarë tjerë të Bazelit me prejardhje shqiptare kanë themeluar “komunitetin shqiptar” të socialdemokratëve
Shumica e partive zvicerane, të vetëdishme per potencialin e madh votues të shqiptarëve që tashmë kanë shtetësinë zvicerane, po shfaqin interesin e tyre për të rekrutuar ata në garat e tyre zgjedhore. Partia Socialdemokrate (SP/PS) ka filluar më herët se të tjerat këtë punë ndërsa partitë tjera e kanë ndjekur shembullin e saj.
Mirëpo, krijimi i një “komuniteti shqiptarësh” ose kosovarësh brenda një partie ka qenë deri tash “specialitet” vetëm i demokristianëve (CVP-së) së kantonit të Lucernit. Disa vite më parë në këtë degë partie qe formuar CDK ose seksioni i demokristianëve kosovarë.
Ndërsa, risia më e fundit është krijimi i një seksioni të shqiptarëve në kuadrin e Partisë Socialdemokrate, në njërin ndër qytetet më të mëdhenj të Zvicrës, në Bazel. Një “Community” shqiptar brenda SP-së që është ngritur vetëm rreth një javë më parë, ka ngjallur interesin e medieve të atjeshme.
Gazeta “Tageswoche” i ka kushtuar një reportazh të gjerë këtij subjeki të ri, që është krijuar me ambicie të mëdha: ai synon të përgatisë komunitetin shqiptar për vjeshtë, kur mbahen zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit.
“Nuk mund të thuhet se SVP-ja nuk bën asgjë për njerëzit me prejardhje të huaj. Sidoqoftë, kjo parti ka ndihmuar që të themelohet lobi i parë shqiptar në kuadrin e SP-së në Baselland dhe Baselstadt”. Me këtë pohim fillon artikullin gazeta e përmendur, me fjalët e Endrit Sadikut 19 vjeçar, duke thumbuar indirekt SVP-në për “meritat” e saj, transmeton albinfo.ch.
“Iniciativa për zbatimin e dëbimit e ka dhënë shkasin që ne, shqiptarët, të bëhemi bashkë”, thotë Endriti. Ai për vete e ka pasaportën zvicerane dhe kjo iniciativë nuk e rrezikon, por shumë shokë të tij nuk e kanë. “Ata kanë frikë të madhe nga iniciativa. Në rast se bëjnë një gabim sado të vogël, ata duhet të lëshojnë Zvicrën” vazhdon ai.
Për këtë arsye javën që shkoi, Sadiku dhe qytetarë tjerë të Bazelit me prejardhje shqiptare kanë themeluar “komunitetin shqiptar” të socialdemokratëve. Synimi i tyre është të përfaqësojnë interesat e shqiptarëve në regjion, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq për Endritin është e qartë: “SP është partia e duhur , ajo angazhohet më së miri për qytetarët me prejardhje të huaj”.
Sadiku vet angazhohet që nga viti 2011 për Juso-n në Baselland dhe për SP-në në Füllinsdorf (Kantoni Baselland). Ai është kandiduar në zgjedhjet e vitit 2015 për asamblenë komunale dhe tashmë është emëruar në komisionin e komunës Füllinsdorf.
Në këtë grup ka edhe fillestarë në politikë, sikur Almedina Maliqi nga Bazeli. Ajo punon si nëpunëse në klinikat psikiatrike universitare. Në të vërtetë Almedina ka menduar që herët të angazhohej në politikë, që të huajt të kenë të drejtë vote por siç e thotë vetë, nuk ka pasur besim në vete që t`i bashkohej si e vetme partisë së `madhe`socialdemokrate. Së fundi, pasi që një nga psikoterapeutët e qendrës ku punon e ka pyetur nëse donte t`i bashkohej SP-së, ajo ka pranuar.
“Së bashku me të tjerët nga komuniteti shqiptar, hyrja në parti më ka ardhur më e lehtë”, thotë ajo. Maliqi tashmë dëshiron që të kandidojë për asamblenë e komunës Basel West.
Shqiptarët konsiderohen si njëri ndër grupet më të mëdha të të huajve në Zvicër. Shifrat e fundit për praninë e tyre në Bazel janë të vjetra, nga viti 2000 dhe ato flasin për vetëm 2000 persona që flasin shqip. Por tash mendohet se janë rreth 5000 shqiptarë ne regjion, vazhdon gazeta.
Sipas saj, strategjia e tillë në kantone të tjera ka dhüenë fryte. Kështu në kantonoin e Schaffhausen-it është i zgjedhur si deputet Osman Osmani po nga Partia Socialdemokrate dhe ai ka thënë se mbështet grupin e Bazelit në ngritjen e tij, trasmeton albinfo.ch. Po kështu në Parlamentin e Kantonit të Lucernit është edhe Ylfete Fanaj (kryetare e grupit parlamentar të SP-së) e cila angazhohet për shqiptarët. Edhe në parlamentet kantonale të St. Gallenit dhe të Cyrihut, vazhdon gazeta angazhohen parlamentarë shqiptaro-zviceranë për komunitetin e tyre.
“Këtë duam ta arrijmë edhe ne në Bazel”, thotë Aledina Maliqi.
Në mobilizimin e tyre, shqiptarët po marrin shembull nga komuniteti kurd/turk i Bazelit, i cili tashmë ka xjerrë një deputete nacionale (Sibel Arslan nga BastA, e para në gjithë Zvicrën) dhe një deputet kantoni (Mustafa Atici për SP-në), përfundon gazeta.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa












