Portrete të firmave
smzh hap dyert për komunitetin swissalbs
Swissalbs synon të krijojë një klimë themeltare në mesin e komunitetit Swissalbs në Zvicër dhe të zgjojë frymën pioniere

Më 22 shtator 2022 ka filluar në smzh (Swiss Management Zürich AG) seria e aktiviteteve “Tryeza e Rrumbullakët e Biznesit Swissalbs” nën moton “Pasioni takohet me profesionin”.
Smzh ka shndërruar me shpejtësi ambientet e saj në një restorant gourme, i cili të jepte edhe përshtypjen e një ekspozite arti. Të ftuarit mund të ndjenin pasionin në dhomat e smzh (ofrues i pavarur shërbimesh financiare), çdo detaj ishte i vendosur si duhet.
Me të hyrë në këtë ambient, ktë priste kumbimi i toneve të para muzikore, një dyshe bas dhe piano kanë interpretuar muzikë tradicionale shqiptare.
Në mure qëndrojnë të varur vepra arti të Ibrahim Kodrës, shumë prej të cilave nuk janë ekspozuar kurrë më parë askund në botë. Falë angazhimit të Gzim Hasanit dhe dashurisë që ka ai për me punën e artistit të madh, të ftuarit mundën të shijonin privilegjin që të ishin të parët që i admironin veprat në fjalë.
Një bursë i kishte mundësuar Ibrahim Kodrës të përfundonte studimet e artit në Brera afër Milanos. Më vonë ai ishte takuar me Pablo Picasson në Romë dhe ishte miqësuar me artistin e madh. Rezultati i kësaj miqësie pasqyrohet edhe në veprat e Kodrës.
Pas fjalës së mirëseardhjes nga Arbela Statovci dhe Përparim Avdili si dhe një prezantimi të shkurtër të kompanisë pritëse smzh, Gzim Hasani, CEO i smzh, rëfeu me pasion biografinë e Ibrahim Kodrës.
“Kodra ka gjetur një shtëpi të re në Itali, është integruar në mënyrë shembullore dhe është futur në elitën e artit me pasionin dhe talentin e tij. Ai kurrë nuk e ka fshehur origjinën e tij dhe për këtë arsye ishte një ambasador dhe ndërtues urash midis kulturave. Unë shoh paralele me komunitetin swissalbs këtu”, është shprehur Gzim Hasani.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë të ftuar të profilit të lartë , duke përfshirë këtu Roland Brack (themelues i brack.ch), Arben Sabani (Menaxheri i Përgjithshëm në Hitachi Energy), Dzevrije Zendeli (avokate në Walder Wyss), Marco Grava (CEO i Binelli AG) dhe shumë të tjerë.
Krijimi brenda natës i një ambienti kaq tërheqës dhe të pazakontë në hapësirën e zyrës tregon se fryma ekipore përbën një prioritet kryesor në smzh. Nga pritja, tek aperitivi, tek ekspozita e përkohshme e artit dhe një drekë e shijshme i përgatitur nga restoranti Churrasco, gjithçka ishte perfekte dhe të ftonte në biseda emocionuese. Ndërthurja e muzikës, artit, rrjetëzimit dhe kuzhinës gourme e bënë unik dhe një eksperiencë të veçantë këtë event.

Kush është Swissalbs
Swissalbs është një organizatë jofitimprurëse. Ajo synon të krijojë një klimë themeltare në mesin e komunitetit Swissalbs në Zvicër dhe të zgjojë frymën pioniere. Kjo është mënyra e vetme për të krijuar një kulturë të marrjes përsipër të rrezikut dhe sipërmarrjes. Ajo përfiton nga një rrjet i fortë me rreth 650 sipërmarrës, “Changemakers” dhe drejtues të lartë dhe mund të frymëzohet nga personalitete të ndryshme.
Me këtë seri aktivitetesh, swissalbs hap portat për anëtarët e saj, duke krijuar kështu një mundësi unike për të ngritur dhe përdorur në mënyrë të orientuar rrjete të synuara dhe potencial sinergjik.






Foto: Eva Bourgknecht
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit