Portrete të firmave

smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee

Kompania e njuhur smzh ag ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj me hapjen e filialit të saj të 13-të, këtë herë në qytetin Sursee, në zemër të Zvicrës Qendrore.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë mysafirë të shumtë, partnerë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Zvicër. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Metor Latifi, si dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, të cilët përgëzuan drejtuesit e kompanisë për zhvillimin dhe kontributin e tyre në sipërmarrjen shqiptare në Zvicër.

Filiali i ri është vendosur në hapësira moderne zyre me mbi 400 metra katrorë, ku janë krijuar më shumë se 30 vende pune. Ky investim synon të forcojë praninë e kompanisë në rajonin e Zvicrës Qendrore dhe të ofrojë shërbime edhe më të afërta dhe profesionale për klientët.

Gzim Hasani me ambasadorin e Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi

Nën drejtimin e sipërmarrësit Gzim Hasani, kompania smzh është zhvilluar në një ndër kompanitë dinamike në sektorin e saj, duke zgjeruar vazhdimisht rrjetin e saj në Zvicër. Hapja e filialit në Sursee përfaqëson një hap të rëndësishëm në strategjinë e rritjes dhe të konsolidimit të kompanisë në tregun zviceran.

Përfaqësuesit e kompanisë theksuan se ky investim është më shumë se një zgjerim i rrjetit të saj, ai përfaqëson një hap të ri drejt zhvillimit, krijimit të vendeve të punës dhe ofrimit të këshillimit profesional për klientët.

“Ne jemi krenarë që tani jemi të përfaqësuar edhe në Sursee”, thotë Gzim Hasani, CEO dhe partner i smzh ag. “Ky hap na mundëson të jemi edhe më afër klientëve tanë në rajon dhe t’u ofrojmë atyre këshillimin personal dhe individual që ata presin nga ne.”

Me hapjen e filialit të 13-të, smzh vazhdon të dëshmojë ambicien për rritje të qëndrueshme dhe për forcimin e mëtejshëm të pranisë së saj në të gjithë Zvicrën.

Si ofrues i shërbimeve financiare, smzh ag ofron këshilla financiare të përshtatura për klientelën dhe gjithëpërfshirëse për klientët privatë dhe SMV-të (Sipërmarrjet e Mesme dhe të Vogla). Gama e shërbimeve të smzh ag përfshin planifikimin financiar, sigurimin e pensioneve, hipotekat, sigurimet, taksat dhe këshilla ligjore.