Lajme
Sllovenia ashpërson masat kundër pandemisë
Sllovenia njoftoi se do të shtrëngojë masat kundër përhapjes së koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Autoritetet do të ndalin udhëtimit midis komunave të vendit, njoftoi të hënën agjencia e lajmeve – STA.
Masa do të jetë në fuqi në gjithë vendin, nga e marta, për të paktën një javë, tha qeveria sllovene.
Kjo masë do të shfuqizohet në zonat ku situata epidemiologjike do të përmirësohet.
Masa shënon përpjekjen e fundit të qeverisë për të frenuar shkallën dramatike të përhapjes së koronavirusit.
Më parë këtë muaj, qeveria e kryeministrit Janez Jansa kufizoi udhëtimin midis rajoneve dhe vendosi për zhvillimin e mësimit në distancë, shkruan rel, transmeton Albinfo.ch.
Sllovenia ka më pak se 2.1 milionë banorë. Gjatë vikendit ky vend raportoi gati 14,300 raste aktive të koronavirusit, raporton DPA.
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














