Lajme
Sllovenia fut në karantinë 800 udhëtarë nga Ballkani
340 vendime janë lëshuar të shtunën dhe 435 të tjera të dielën, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve STA Ministria e Shëndetësisë
Sllovenia ka shtrënduar sërish masat pas rritjes së rasteve me koronavirus në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, ajo ka hequr nga lista e vendeve të sigurta edhe Kroacinë që është po ashtu vend i BE-së.
Pushuesit mund të qëndrojnë në Slloveni për më së shumti 12 orë tranzit, shkruan heute.at. Njerëzit që vijnë nga Kroacia duhet të dëshmojnë se kanë qëndruar atje, transmeton albinfo.ch. këtë mund ta bëjnë shembull duke dëshmuar se kanë pasur të prenotuar një hotel. Përndryshe nuk ka kufizime për ta.
Por situata është e ndryshme për ata që vijnë nga Serbia, Shqipëria apo Bosnja. Në fundjavën e kaluar, pothuajse 800 njerëz nga Ballkani Perëndimor kanë marrë vendimin për t`u vendosur në karantinë posa kanë hyrë në Slloveni. 340 vendime janë lëshuar të shtunën dhe 435 të tjera të dielën, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve STA Ministria e Shëndetësisë.
Shumica e të ndaluarve vijnë nga Bosnja. Të gjithë ata që kanë udhëtuar nga një shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor duhet të futen në karantinë për 14 ditë.
Vendimet për karantinë janë lëshuar gjithashtu në Aeroportin e Lubjanës (56) dhe në vendkalimet kufitare për në Itali dhe Austri (14).
Vendet fqinje me Slloveninë, si Austri, Italia dhe Hungaria mbeten tani për tani në listën e vendeve të sigurta.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











