CH-Ballkani

Sllovenia do të kufizojë hyrjen e refugjatëve

Rrugët e Ballkanit po bëhen gjithnjë më të vështira për të arritur refugjatët në Evropë.

Pas Austrisë, tani njoftoi gjithashtu edhe Sllovenia se do të kufizojë hyrjen e refugjatëve, edhe atë vetëm 1.000 njerëz janë të lejuar për të udhëtuar për në këtë vend evropian.

“Sllovenia do të kufizojë hyrjen e refugjatëve. Vetëm 1000 njerëz në ditë janë të lejuar për të udhëtuar për në Austri“, njoftoi qeveria në Lubjanë.

Kjo do të thotë se Sllovenia do të pranojë edhe më pak refugjatë nga Kroacia.

Vendi fqinj është gjithashtu i informuar me një vendim të tillë.

Qeveria e Austrisë kishte deklaruar në fundjavë se do të kufizojë hyrjen në kalimin kryesor kufitar me Slloveninë javët e ardhshme.

Në janar Austria kishte njoftuar se do të marrë jo më shumë se 37.500 refugjatë këtë vit.
Vitin e kaluar kanë qenë rreth 90 mijë.