Lajme
Sllovenët filluan të udhëtojnë në Kroaci pas hapjes së kufirit
Mbi 100 shtetas të Sllovenisë e shfrytëzuan mundësinë dhe udhëtuan në Kroaci, duke e shfrytëzuar vendimin e autoriteteve të Zagrebit të lejojnë hyrje të banorëve nga vendet e Bashkimit Evropian të cilët kanë pronë ose punojnë në vend.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana, një numër i madh i sllovenëve kanë shtëpi uikendi ose pronë në Kroaci, të cilët për shkak të epidemisë së koronavirusit nuk kanë mundur të udhëtojnë atje të shohin se në ç’farë gjendje janë. Me marrëveshje mes dy vendeve prej sot është e lejuar.
Zëdhënësi i Qeverisë sllovene Jelko Kacin tha se vendi zyrtarisht do të kërkojë përveç pronarëve, të mund të udhëtojnë edhe anëtarët e familjeve të tyre, duke shtuar se nuk ka logjikë leje të marrë vetëm personi emri i të cilit gjendet në listën pronësore.
Sinjalet e para nga Zagrebi janë se së shpejti kjo do të lejohet.
Ndryshe, Qeveria kroate kumtoi se me siguri kufijtë e vendit për qytetarët e shteteve tjera do të hapen nga 15 qershori, shkruan rtv21, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












