Lajme
Sllovakia njeh pasaportën e Kosovës
Qeveria sllovake ka marrë vendim që nga 17 korrik 2012, të njohë pasaportat e qytetarëve të Kosovës, por jo edhe ato diplomatike
Qeveria e Sllovakisë i njeh pasaportat e Kosovës prej datës 17 korrik 2012. Viza sllovake do të vendoset në pasaportat kosovare dhe gjithashtu pranohen edhe vizat Schengen të shteteve tjera evropiane, shkruan Kosova Times duke iu referuar burimeve ndërkombëtare. Sipas mediumit në fjalë, “Qeveria sllovake ka marrë vendim që nga 17 korrik 2012, të njohë pasaportat e qytetarëve të Kosovës, por jo edhe ato diplomatike”.Autoritetet sllovake do të vendosin vizat në pasaportat kosovare e jo në letra përcjellëse.Sllovakia po ashtu pranon që kosovarët të cilët kanë viza Schengen të lëshuara nga shtete tjera të BE-së, të udhëtojnë me to edhe nëpër Sllovaki.Ky shtet i Evropës qendrore është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












