Sport
Skuadra nga Kosova në grup me Manchester Cityn
Në turneun që do të zhvillohet më 10 dhe 11 shkurt, FC Sharri është në grup me Manchester Cityn e Anglisë, Atalantën e Italisë dhe Lausannen e Zvicrës
Edhe këtë vit, Kosova do të përfaqësohet në turneun ndërkombëtar, dhe njërin ndër më të mëdhenjtë në Evropë për grupmosha, “CSI TALENT CUP U11”, ku krahas klubeve të mëdha evropiane si Manchester City, Inter, Atalanta, Basel e Anderlecht, do të marrë pjesë edhe Shkolla e Futbollit Sharri nga Hani i Elezit, shkruan albinfo.ch.
Turneu do të zhvillohet në Gjenevë, derisa klubi shqiptar, FC Kosova e Gjenevës, ka bërë thirrje që të ndihmohet skuadra nga Kosova në mënyra të ndryshme.
Në turneun që do të zhvillohet më 10 dhe 11 shkurt, FC Sharri është në grup me Manchester Cityn e Anglisë, Atalantën e Italisë dhe Lausannen e Zvicrës.
PSV Eindhoven, Sevilla, Monaco, Basel, Lyon, Benfica, Sporting, janë disa nga skuadrat pjesëmarrëse.
Në njoftimin zyrtar në “Facebook” i urohet fat Sharrit, por edhe ekipeve pjesëmarrëse.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë














