Lajme
Skeptikët e koronës padisin ministrin Berset për “tmerrim të popullatës”
Ata e konsiderojnë Bersetin fajtor për "tmerrimin e popullatës, duke e prezantuar në mënyrë të rreme koronavirusin si një rrezik për jetën dhe pronën"
Përkundër rrjedhës jo të mirë sa i përket pandemisë, skeptikët e koronavirusit janë po këmbëngulin në idetë e tyre. Tani ata po shkojnë madje një hap më tej duke bërë padi penale kundër Këshillit Federal.
Pesë padi penale kundër “detyrimit” dhe “frikësimit të popullsisë” janë ndërmarrë tashmë ndaj Ministrit të Shëndetësisë Alain Berset dhe Presidentes Federale Simonetta Sommaruga, raportohet nga “20 Minuten”.
Skeptikët në fjalë e konsiderojnë Bersetin fajtor për “tmerrimin e popullatës duke kërcënuar ose duke e prezantuar në mënyrë të rreme koronavirusin si një rrezik për jetën dhe pronën”.
Sipas raportit të gazetës, paditësit ankohen kryesisht lidhur me detyrimin për maskë. Ata pretendojnë se maskat mbrojtëse sëmurin njerëzit në vend se t`i mbrojnë ata, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, Këshilli Federal akuzohet për “traumatizimin” e popullsisë “përmes përsëritjes së vazhdueshme të propagandës shtetërore”.
Paditë janë bërë në Kryeprokurorinë Publike të Kantonit të Cyrihut.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













