Kosova
Skepticizëm për pranimin e Kosovës në Interpol
Kosova të martën pritët të sfidohet sërish për anëtarësim në organizatën policore ndërkombëtare, Interpol, por përkundër aplikimit, njohësit e sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen për KosovaPress skeptikë se vendi ynë mund të pranohet edhe kësaj radhe në këtë organizatë multilaterale policore.
Edhe pse vitin e kaluar Kosova dështoi, dhe disa vite më parë nuk aplikoi, përgatitjet lobuese për këtë vit po konsiderohen që janë bërë pak dhe gabueshëm. Ndërkohë, nga dikasteri i Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk dhanë përgjigje për KosovaPress-it se cilat janë pritjet e Kosovës për këtë vit.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se momentet më të duhura për lobim Kosovën e gjetën në zgjedhje të parakohshme. Kjo, sipas tij, ka humbur interesimin e institucioneve që të lobojnë në mënyrën e duhur dhe vazhdimësi, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, sipas Ibishit, fushata agresive e Serbisë dhe vendi ku do të mbahet asambleja e Interpolit në Amerikën Jugore nuk krijojnë një ambient shpresëdhënës për Kosovën.
“Nuk është lobuar në mënyrën e duhur, në kuptim të asaj se jo vetëm që u gjetëm në fazën e fushatës për zgjedhjet e legjislaturës së shtatë. Por realisht Ministria e Punëve të Jashtme në radhë të parë, por edhe Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Qeveria e Kosovës kanë bërë shumë pak që të kontribuojnë që ne të pranohemi. Në anën tjetër, jemi në një situatë që Serbia në vazhdimësi ka lobuar dhe lobon kundër pranimit tonë. Dhe një situatë kur në Amerikën Jugore janë shumë shtete që realisht neve nuk na kanë pranuar si shtet, janë kundër pranimit tonë. Nuk kemi një ambient shumë shpresëdhënës”, thotë Ibishi.
Ndërkaq, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Artan Murati, tha se Kosova duhej të ishte më e kujdesshme në aplikim, pasi sipas tij, një refuzim potencial do të ndikonte negativisht me raportet me shtetet që janë anëtare dhe votojnë kundër.
“Ne në vazhdimësi ne po bëjmë hapa të ngutshëm për të aplikuar pa e pa terrenin dhe deponimin e shteteve anëtarë dhe shteteve që do të votojnë. Konsideroj që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me manovrat. Një refuzim potencial do të ndikonte negativisht me raportet me shtetet që janë anëtare dhe votojnë kundër”, deklaron Murati.
Edhe pse fillimisht zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi e kishte konfirmuar deklarimin për pritjet e tyre për anëtarësim në Interpol, ajo më pas nuk ishte e qasshme në thirrjet e KosovaPress-it.
Në ditët kur po afrohet asambleja e Interpolit në Kili të Amerikës Jugore, ka marrë hovin fushata lobuese e Serbisë kundër Kosovës. Ministri i tyre i Brendshëm, por dhe ai i Punëve të Jashtme, thanë se do të bëjnë luftë të ashpër që Kosova të mos jetë pjesë e kësaj organizate policore.
Ndryshe, për t’u pranuar Kosovës i duhet vota e dy të tretave të shteteve anëtare, apo nga 194 vende, duhet të sigurohen mbi 120 vota.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













