Lajme

Skena dhune në Bazel dhe Lozanë

Gjatë këtij week-endi janë regjistruar incidente në këto dy qytete

Dje pasdite në Bazel një skenë dhune ka përplasur rreth 15-25 persona të veshur në të zeza. Gjatë kësaj kacafytjeje janë djegur një flamur zviceran, një me svastikë naziste dhe tre kalimtarë janë sulmuar.

Këto skena të dhunësa kanë shpërthyer rreth orës 15.00, thuhet në një komunikatë zyrtare të organeve të rendit të Bazelit. Ata po ashtu kanë precizuar se turma e implikuar në dhunë është shpërndarë, por se nuk është arritur të identifikohen personat e implikuar në të. Ajo thotë se nuk i di arsyet e këtyre incidenteve.

Dhunuesit i kanë sulmuar tre kalimtarë të rinj me shufra hekuri si dhe zinxhirë. Në këto raste sulmuesit kanë provuar t’i vjedhin viktimat e tyre.

Po ashtu, të premten në mbrëmje, qyteti i Lozanës ka qenë teatër i skenave të dhunës në sheshin Bel-Air, ku policia ka arritur t’i ndalojë tre persona.

Incidentet e fundit kanë shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, gjatë manifestimit të pakënaqësisë së tyre rreth mbylljes së hapësirave festive të natës.

Në reagim, organet e rendit kanë dërguar me shpejtësi 36 policë në vendngjarje. Këta të fundit kanë qenë objekt i sulmeve të manifestantëve të dhunshëm. Fatmirësisht, turma ka arritur të shpëndahet pa u lënduar askush.