Maqedonia
Skandaloze: Hendbollisti maqedonas largohet nga salla ku flitej shqip
Hendbollisti i Maqedonisë, Stole Stoilov, ka braktisur manifestimin e organizuar nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport, që sonte ndau çmimet për më të mirët për vitin që jemi duke lënë pas, njofton ‘infOSport.mk’. Arsyeja ka qenë përdorimi i gjuhës shqipe, gjë kjo që i kishte penguar këtij ‘burri’ dhe i nervozuar, madje duke përplasur derën në dalje, kishte lëshuar këtë manifestim, përcjell albinfo.ch.
E gjithë kjo kishte ndodhur në fillimin e kësaj gala mbrëmje, kur dy çmimet e para iu ishin ndarë sporteve nga shkollat fillore dhe të mesme, e që me plot meritë iu kishin takuar, atyre nga Çairi dhe Tetova.
Përfaqësuesi i shkollës së mesme ekonomike Bujar Ibraimi, ndryshe profesor i sportit dhe kryetar i Lidhjes së Sporteve Komunale në qytetin e Tetovës, të pranishmëve u ishte drejtuar në gjuhën shqipe, ndërsa e gjithë kjo kishte nervozuar tej mase Stoilovin, i cili nuk kishte qëndruar dhe kishte lëshuar që para kohe këtë manifestim, në të cilin i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
Vërtet një gjest i shëmtuar nga një sportist që prezanton Maqedoninë edhe në arenën ndërkombëtare, e për më tepër që i njëjti merr përkrahjen edhe të ‘sportistëve’ të tjerë, e një ndër ata është edhe ish-futbollisti i Rabotniçkit dhe Pobedës, Pançe Qumbev.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












