Kosova
Skandal policor: Arrestime masive në radhët e policisë kosovare
Dalin pamjet e disa prej policëve dhe doganierëve të arrestuar, që dyshohen për marrje të ryshfetit
Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar disa pamje nga realizimi i Planit Operativ të koduar me emrin “Pika”, ku pritet të arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë.
Thuhet se të njëjtit dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Theksohet se operacioni i gjerë ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është duke u zhvilluar në Prizren dhe Gjakovë.
Këtij aksioni të gjerë, IPK-ja bëri të ditur se i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të madh të zyrtarëve policorë.
Operacioni “Pika” po mbështetet edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencës, Dogana dhe Policia e Kosovës.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se Policia e Kosovës renditet si institucioni i dytë më i besueshëm për qytetarët dhe kjo natyrisht është falë punës së zyrtarëve policorë dhe jo vetëm.
“Ne jemi zotuar që këtë vlerësim do ta ruajmë dhe do të punojmë maksimalisht që ta ngrisim më lart. Në kuadër të kësaj, të gjithë ata që tentojnë apo e njollosin punën e ndershme dhe profesionale të zyrtarëve të tjerë policorë nuk kanë vend në Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës nuk do të jetë më asnjëherë vendi ku thyhet ligji e bëhet korrupsioni.
Si ministër i Punëve të Brendshme do të vazhdoj të jap mbështetjen time maksimale për secilin zyrtar policor veç e veç dhe për Policinë në tërësi, në arritjen e qëllimeve të tyre madhore për të garantuar rend, ligj e siguri për të gjithë qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.
“Përgëzoj Inspektoratin Policor të Kosovës dhe institucionet vartëse të MPB-së, të cilët me seriozitet dhe ndershmëri punojnë maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre. Qëllimi ynë kryesor është të garantojmë integritet dhe profesionalizëm brenda të gjitha agjencive që drejtojmë. Në kuadër të kësaj, kushdo që cenon integritetin e institucionit, pa dyshim do të përballet me drejtësinë sipas ligjeve në fuqi”, ka potencuar Sveçla.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








