Shkurt.ch
Skandal rreth hapjes së qendrës së azilit në Seelisberg
Kallëzimi penal bëhet lidhur me thashethemet sipas të cilave zyra e patundshmërive që është në pronësi të bashkëshortit të drejtores së përmendur është përfshirë në qiradhënien e qendrës së azilit
Drejtorja për çështje sociale në Kantonin e Urit, Barbara Bär ka ushtruar kallëzim penal kundër personave të panjohur. Këtë e ka bërë pas protestave të zhurmshme të një pjese të popullatës kundër qendrës së planifikuar për strehimin e azilkërkuesve në Seelisberg të këtij kantoni.
Njoftimin për kallëzimin penal në fjalë e ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve SDA edhe Polocia e Kantonit të Urit.
Kallëzimi penal bëhet lidhur me thashethemet sipas të cilave zyra e patundshmërive që është në pronësi të bashkëshortit të drejtores së përmendur është përfshirë në qiradhënien e qendrës së azilit.
Ndërtimi i planifikuar i qendrës ka ngjallur pakënaqësi të mëdha në fshatin Seelisberg. Me rastin e një mbrëmjeje informative të mbajtur me qytetarët javën e kaluar ka pasur edhe sharje e fyerje në drejtim të zonjës Bär. Për këtë arsye mbledhja ishte dashur të ndërpritej.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










