Lajme
Gjermani: Skandal në festën ku ishte prezent edhe kancelari Scholz
Policia gjermane po heton pasi disa gra raportuan se nuk ndiheshin mirë pas një feste të organizuar nga grupi parlamentar i SPD-së, partia e kancelarit Olaf Scholz në Berlin.
Policia e Berlinit tha të shtunën se hetimi nisi pas denoncimit të një 21-vjeçareje, që ndihej e trullosur disa orë pas festës verore të së mërkurës të socialdemokratëve dhe nuk ishte në gjendje të kujtonte mbrëmjen e ditës pasardhëse, shkruan The Washington Post.
Ajo shkoi në spital për kontrolle dhe policia urdhëroi një test gjaku për një analizë të substancave të mundshme toksike.
Gruaja raportohet se ka ngrënë dhe ka pirë në festë, por nuk ka konsumuar alkool, tha policia. Deri të shtunën në mëngjes ishin shfaqur katër raste të tjera me simptoma të ngjashme.
Mediat gjermane raportuan se ka dyshime se ato ishin viktima të të ashtuquajturave “pika nokaut”, të cilat mund të përzihen në pije ose ushqim. Policia tha se janë në pritje të rezultateve të testit.
Bëhet fjalë për një lëng pa shije që përzihet lehtësisht me pijet dhe jep një sërë efektesh si humbje e përkohshme e memories deri në gjendje të fikëti.
Pikat përdoren nga përdhunuesit për të përdhunuar viktimat e tyre, kryesisht gra, pa kujtuar se çfarë kanë bërë.
Më shumë se 1000 persona morën pjesë në festën verore të partisë së kancelarit gjerman, përfshi edhe atë vetë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












