Bota
Skandal: Kompania sllovake e pulave ironizon me refugjatët
Prodhuesi sllovak i pulave ka publikuar një spot publicitar duke u inspiruar nga tragjedia me refugjatët në Austri
Në këtë skandal kompania ka lansuar një fushatë kundër importimit ilegal të pulave, por duke ironizuar me refugjatët.
Më konkretisht i referohet kamionit në të cilin u gjetën dhjetëra refugjatë të vdekur, e i cili i takonte më herët firmës sllovake të pulave “Hyza”.
Në këtë spot publiciteti shihet një familje e ulur para televizorit duke shikuar një film të animuar.
Në fillim thuhet: “Kujdes, mund të shihni se si është ndaluar në një pikë kufitare një makinë me pula të sëmura”.
“Emigrantët u kapën. Ata ishin duke përdorur substanca të paligjshme në lëvizje. Origjina e tyre është e paqartë. Ata të gjithë u ndaluan, u arrestuan dhe u burgosën”.
Pastaj thuhet në prosinë e këtij spoti publicitar se keni kujdes që të mos bleni produkte me origjinë të panjohur, por hani pula sllovake nga Hyza”.
Atëherë familja shihet ulur në tryezë për darkë, duke ngrënë pulë të pjekur.
Videoja thuhet të jetë pjesë e një fushate për të forcuar industrinë e pulave sllovake.
Në të kaluarën në Sllovaki kanë ndodhur disa skandale që kanë njollosur produktet e mishit të pulave, rëndom nga Polonia dhe Rusia.
Kamioni i cili u gjet në Parndorf të Austisë kishte një reklamë të madhe me mbishkrimin: “Hyza – pulë e pastër”.
Kompania e përpunimit të mishit i takon Agrofert Holding. Pronari është ministri çek i Financave, Andrej Babis. Ky i fundit javën e kalua kërkoi që zona Shengen të mbyllet dhe trupat e NATO-s të dërgohen për t’u përballur me krizën e emigrantëve.
Në një njoftim për media kompania kishte deklaruar se kamioni i ftohjes ishte shitur më 2014. Me sa duket, pronarët e rinj nuk e kanë hequr reklamën e firmës në fjalë.
Autoritetet hungareze informuan ndërkohë se targat e kamionit ishin të një qytetari rumun në Kecskemét të Hungarisë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












