Gjuha

“S`ka problem”, si çelës për shembjen e paragjykimeve mbi Kosovën

Nga 16 deri më 24 prill në “Schlachthaus Theater” të Bernës po jepet shfaqja “S`ka problem”, një projekti i përbashkët ky në mes të teatrit të përmendur dhe qendrës “Multimedia” të Prishtinës

  • Bern 15.4.2016 - Probe zu S`ka Problem des Jugendclubs des Schlachthauses im Austausch mit Jugendlichen aus Pristina. © Annette Boutellier Leitung: Caroline Ringeisen, Blerta Neziraj Autoren: Ariane von Graffenried, Jeton Neziraj Assistenz: Rebecca Etter Spiel: Fjolla Berisha, Jonas Fasching, Fabienne Jufer, Redon Kikaj, Luana Läderach, Manushaqe Maxhuni, Edona Mehmeti, Fjolla Muçaj, Lionel Reinhardt, Argjend Rexhepi, Rafaela Ritschard, Flaka Rrustemi, Clemens Stucki, Fellenza Tershnjaku, Anina Zuber

“S`ka problem”, është shprehje shumë e zakonshme për Kosovën, vendin që në fakt “ka problem” më tepër se shumë vende të tjera. Kjo shprehje ka shërbyer si titull për projektin e përbashkët teatror në mes të “Schlachthaus Theater” të Bernës dhe qendrës “Multimedia” të Prishtinës. Shfaqja me këtë titull, me autor teksti Jeton Nezirajn dhe Ariane von Graffenried  si dhe bashkëregjisore Blerta Rrustemi-Neziraj dhe Caroline Ringeisen, po shfaqet këto ditë në Schlachthaus Bernë, pas premierës që ajo pati më 16 prill.

Një përvojë interesante, në të cilën grupi i aktorëve të trupës së të rinjve nga teatri “Schlachthaus” dhe ai i Qendrës “Multimedia” ballafaqohen mes vete duke u nisur nga pika zero e njohjes mes vete. Duke ndjekur konceptin e autorëve të tekstit dhe të regjisoreve, këta të rinj kanë provuar të përballen me dallimet në mes të dy vendeve që përfaqësojnë dhe me paragjykimet që kanë kryesisht zviceranët për kosovarët.

Gjykuar nga ajo që pamë në skenë dhe nga reagimi i publikut, mund të thuhet se kjo përballje ka rezultuar e frytshme.

Shfaqja është realizuar në gjuhën gjermane (dialekti zviceran), shqipe dhe angleze.  Siç thotë për albinfo.ch Blerta Rrustemi-Neziraj, ideja për këtë shfaqje ka lindur gjatë punës që drejtori i qendrës, Jeton Neziraj ka bërë në teatrin Schlachthaus në Bernë, për vënien në skenë të njërës nga shfaqjet e tij.

Problemet e inskenimit të “S`ka problem”

Ajo tregon për vështirësitë e realizimit të një shfaqjeje me dy trupa që punojnë veç e veç. “Jemi dakorduar me kolegen zvicerane që disa skena t`i realizojmë ne në Prishtinë e disa të tjera, trupa zvicerane këtu, në Bernë. Por, për shkak të specifikave të tekstit, janë disa skena për të cilat nevojiten të dy trupat përnjëherë. Dhe kjo paraqiste vështirësi pasi që ne nuk mund të ishim tërë kohën së bashku”, thotë Neziraj për albinfo.ch. Për këtë arsye, me ardhjen tonë para një jave këtu, ne na është dashur angazhim enorm në realizimin e skenave të përbashkëta. Kemi punuar si thuhet ditë e natë të gjithë së bashku gjatë këtyre pesë ditëve dhe, duket se ia kemi dalë. Ndonëse e lodhur si dhe e gjithë trupa, jam tepër e kënaqur dhe mirënjohëse në veçanti ndaj të rinjve. Atyre u është dashur që bashkë me ne të punonin nga ora 6 e mëngjesit deri në ora 2 të pasmesnatës. Por ata mrekullisht ia kanë dalë dhe mendoj se së bashku e kemi realizuar një “mision të pamundur”, thotë Neziraj më tutje.

“Kjo iniciativë ka filluar me idenë e dy drejtorëve, gjegjësisht Maike Lex (nga Schlachthaus) dhe Jeton Nezirajt. Duke parë paragjykimet dhe mungesën e njohjes në mes të të rinjve të dy vendeve, ata kanë dashur të bëjnë një përpjekje drejt heqjes së paragjykimeve. Fillimisht të rinjtë nga Berna kanë ardhur në Prishtinë, vjeshtën e kaluar kur gjatë një jave kemi bërë provat e shfaqjes. Kemi filluar me debatet e vështira lidhur me çështjet e identitetit, se kush janë zviceranët dhe kush janë shqiptarët e Kosovës etj. Duke pasur shumë bashkatdhetarë tanë në Zvicër, ka qenë goxha kontradiktore mënyra se si të rinjtë zviceranë i shohin ata dhe çfarë janë ata në të vërtetë”, shprehet regjisorja duke folur për albinfo.ch rreth fillimit të projektit.

Shfaqja në tri gjuhë, anglishtja si gjuhë e marrëveshjes

“Kemi dashur të vejmë në pah edhe çështjen e ndihmave të ardhura nga jashtë menjëherë pas luftës në Kosovë. Kjo mund të vërehet edhe nga rekuizitat që i shihni në shfaqje, si paketat në duart e aktorëve, që është një sugjerim se çfarë po marrim nga jashtë e çfarë po japim, në kuptimin identitar etj. Pastaj këtu ndërlidhet edhe një histori dashurie në mes të një kosovari dhe një zviceraneje si dhe temat tjera që preokupojnë të rinjtë e të dy vendeve.

Komunikimi ka qenë problematik për shkak se duhej të flisnim në një gjuhë të tretë, e në këtë rast në gjuhën angleze, dhe kjo sigurisht përbën vështirësi në përcjelljen besnike të nuancave të emocioneve etj.

Realizimin e shfaqjes dhe qëndrimin e trupës në Zvicër e ka mundësuar teatri mikpritës. Me këtë rast duhet thënë se aktorët e rinj kanë treguar mirëkuptimin që gjatë kohës së qëndrimit në Bernë, përkatësisht në Prishtinë, të akomodohen në shtëpitë e njëri tjetrit, përfundon Blerta Rrustemi Neziraj.

Premiera e shfaqjes në Bernë është ndjekur me interes nga një numër i konsiderueshëm shikuesish, pothuajse të gjithë zviceranë, me shumë pak përjashtime shqiptarësh. Ky disproporcion në mes të numrit të shikuesve zviceranë dhe atyre shqiptarë është mbase një goditje për synimin e proklamuar të drejtuesve të teatrit “Schlachthaus” të Bernës për të tërhequr publikun shqiptar. Por, për këtë, një herë tjetër.

Shfaqja jepet edhe katër herë, nga 21 deri 24 prill

Shfaqja, pas një pushimi nga e hëna deri të mërkurën, fillon të jepet sërish nga e enjtja deri të dielën, gjegjësisht nga 21 deri më 24 prill. Përveç të dielës, kur shfaqja fillon në orën 16, ditëve tjera ajo fillon nga ora 20.