Kosova
S’ka më homologim për veturat e reja
Tash e tutje qytetarët mund të blejnë vetura të reja nga vendet e BE-së dhe nuk do të kenë nevojnë të paguajnë homologimin
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës të Kosovës që të anulohet homologimi për veturat e reja të importuara.
Përmes një reagimi nga BE-ja kanë shkruar se kjo po shihet si hap i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës.
Të njëjtët kanë kërkuar kjo qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE-së, përfshirë automjetet e dorës së dytë.
Tre muaj më parë ndërkaq në Kuvend të Kosovës është miratuar rezoluta për heqjen e monopolit në homologim. Në këtë seancë u kërkua që të shfuqizohet udhëzimi administrativ për procedurën për homologim dhe të hyjë në fuqi një udhëzim i ri administrative, përcjell albinfo.ch.
Kjo që deri në fund të vitit të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve dhe, sipas tij, urgjentisht duhet të merren masa për ndryshime legjislative që të ndërrohen monopolet, përcjell albinfo.ch.
Për këtë kishin reaguar nga Bashkimi Evropian dhe ambasada amerikane.
Në Kuvend të Kosovës për këtë çështje ishte dorëzuar edhe një peticion i nënshkruar nga më shumë se 10 mijë qytetarë.
Kurse, kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ekonomisti, Hekuran Murati, i është gëzuar vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për largimin e homologimit për veturat e reja që vijnë nga Bashkimi Evropian.
Gjithsesi ministria nuk ka marrë vendim për heqjen e homologimit për veturat e përdorura që vijnë nga BE-ja. E për këtë Murati thotë se do të ndodhë shumë shpejt.
Kundër monopolit të Devollëve në homologim ishin shprehur edhe ambasadori gjerman në Kosovë dhe Oda Amerikane.
Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka thënë se nuk e kupton se si veturat që vijnë me të gjitha dokumentet dhe kontrollet e nevojshme, duhet t’i nënshtrohen edhe një kontrolli tjetër nga kompania private, që në këtë rast është e Devollit.
Edhe Oda Amerikane ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me monopolin në homologimin e automjeteve nga Devollët, duke thënë se kjo pengon konkurrencën, promovon praktikat e padrejta të ofrimit të shërbimeve dhe rrit shpenzimet e bizneseve dhe qytetarëve.
Një reagim të njëjtë e ka pasur edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Ndryshe, çdo makinë e importuar në Kosovë duhej t’i nënshtrohej një kontrolli rutinor i quajtur “homologim”. Ky lloj kontrolli bëhet vetëm për t’i inkasuar 125 euro.
Kurse tash e tutje qytetarët mund të blejnë vetura të reja nga vendet e BE-së dhe nuk do të kenë nevojë që të paguajnë homologimin tek kompania “EuroLab” që deri sot ka pasur monopolin në këtë fushë. Për këtë ka pasur kundërshtime të shumta.
Bashkimi Evropian ka përkrahur lajmin për largimin e homologimit për vetura të reja, por gjithsesi ka kërkuar që kësaj pune t’ i shkohet deri në fund dhe të largohet obligimi për homologim edhe për veturat e përdorura që vijnë nga vendet anëtare të bllokut.
E-Diaspora
-
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics Libri i autores Vjosa Musliu promovohet në London School of Economics... -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









