Lajme
S’ka marrëveshje për transportin e mallrave të rrezikshme
Delegacioni kosovar dje ai serbe nuk kanë arritur marrëveshje për transportin e mallrave të rrezikshme, derisa rikonfirmojnë zbatimin e marrëveshjes për diplomat
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë nuk kanë arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR, derisa kanë rikonfirmuar se do të zbatojnë marrëveshjen për pranimin reciprok të diplomave profesionale dhe akademike.
Delegacioni kosovar i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe ministrja për Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami, morën pjesë në takimin e ftuar nga BE-ja me palën serbe, por nuk arritën marrëveshje me certifikatat e transportit. Takimi siç thuhet ka zgjatur gjatë tërë ditës së djeshme, por pa sukses.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shkruan se pas bisedimeve të vështira dhe përpjekjeve për të arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, ku vlen të theksohet angazhimi i Bashkimit Evropian si ndërmjetësues ishte maksimal, megjithatë këto bisedime nuk dhanë rezultate.
“Takimi i radhës për këtë çështje do të mbahet së shpejti dhe për këtë do të presim derisa BE do të ftojë takimin e ri”, deklaron MTI-ja.
Sipas njoftimit të MTI-së, delegacioni i Republikës së Kosovës ka qenë plotësisht i angazhuar për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme që bazohet në njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së mes dy shteteve dhe angazhimet tona për zgjidhje me dialog vazhdojnë.
Mosnjohja e dokumentet reciproke ka bërë që transporti i mallrave të konsiderueshme të rrezikshme, të ndërpritet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ka më shumë se dy javë që ky transport është bllokuar.
Në anën tjetër, zyra e BE-së në PR njofton se dy palët në bisedime, Kosova dhe Serbia kanë rikonfirmuar që do të zbatojnë marrëveshjen për pranimin reciprok të diplomave profesionale dhe akademike. Diplomat fillimisht do të vërtetohen nga një organizatë e përzgjedhur nga BE.
Pas këtij vërtetimi mund të dorëzohet aplikacioni për njohje tek institucionet përkatëse të secilës palë. Njohja do të ndahet në pjesën profesionale dhe akademike, thuhet në njoftim.
“Njohja profesionale do të bëhet nga organet qeveritare përkatëse, brenda maksimumi 90 ditësh pas pranimit të aplikacionit dhe me një tarifë e cila është e barabartë me 50 euro ose ndonjë shumë të barabartë me të. Njohja profesionale do të konsiderohet e mjaftueshme për mundësi punësimi, përfshirë këtu edhe në organet qeveritare”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, njohja akademike do të nevojitet për vazhdimin e studimeve; procedurat do të varen nga institucioni individual i arsimit të lartë dhe do të kenë një afat të përgjithshëm prej pesë muajsh. “Të gjitha certifikatat që janë marrë më herët në EUA do të njihen nga
Për më tepër, palët janë pajtuar të zgjerojnë fushëveprimin e marrëveshjes së vitit 2011 për të përfshirë edhe këto nivele arsimimi: arsimi i lartë (Bachelor, Master dhe PhD) dhe arsimi para-universitar (fillestar, sekondar, edukimi profesional dhe niveli i pestë i kualifikimit sipas Kornizës Evropiane të Kualifikimit).
“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë këtë proces përmes financimit të një projekti që do të lehtësojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje në fazën fillestare të certifikimit. Hollësitë për modalitetet e këtij projekti dhe partnerin(ët) e përzgjedhur implementues do të shpallen në një fazë më të vonshme”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











