Lajme
S’ka ma azilkërkues në Lihtenshjan
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Lihtenshtajnit kanë nënshkruar marrëveshje për ri-pranim, me të cilin i japin fund kërkim azilit nga Kosova në këtë Principatë
Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe zëvendëskryeministri i Principatës së Lihtenshtajnit, i cili njëherazi është ministër për Punë të Brendshme, Drejtësi dhe Ekonomi, Thomas Zëiefelhofer, kanë nënshkruar të hënën një Marrëveshjen për Ri-pranim në mes dyja vendeve.
Kjo marrëveshje, siç thuhet në njoftim, është nënshkruar gjatë vizitës zyrtare që është duke e bërë ministri Rexhepi në Lihtenshtajn.
Gjatë takimit, të dyja palët kanë konstatuar se momentalisht nuk ka azilkërkues që nuk e kanë të rregulluar statusin e qëndrimin, megjithatë, kjo do të shërbejë për të ardhmen si bazë ligjore dhe do të kontribuojë në plotësimin e kritereve në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave me BE-në.
Gjithashtu, është diskutuar edhe për bashkëpunimin e të dyja vendeve në fushën e sigurisë dhe në lëmi të tjera si: ekonomi, kulturë, turizëm dhe sport, si dhe për projektin i cili është në përgatitje e sipër për trajnimin e të rinjve nga Kosova në disa kompani të Lihtenshtajnit, me mundësi që pas përfundimit të trajnimit, disa prej tyre të punësohen përkohësisht.
Ministri Rexhepi ftoi zëvendëskryeministrin Thomas Zwiefelhofer që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt.
Ministri kosovar do të ketë takime me Presidentin e Qeverisë së Kantonit të Bernit, Christoph Neuhaus, si dhe me ministren Federale për Polici dhe Drejtësi të Bernit, Simonetta Sommaruga.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









