Lajme
S’ka liberalizim të shpejtë të vizave
Siç ka raportuar Reuters nga burimet e saj brenda BE-së, shtetet anëtare nuk kanë arritur të dakordohen që t’i lehtësojnë rregullat e udhëtimit për qytetarët e Gjeorgjisë, Turqisë, Ukrainës dhe Kosovës
Për shkak të frikës së madhe për migrim masiv, disa nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk janë pajtuar që Gjeorgjisë, Turqisë, Ukrainës dhe Kosovës t’i hiqen vizat shpejt, por të shtyhet edhe për një kohë. Sipas parashikimeve, liberalizimi për këto shtete është shtyrë për vjeshtë, dhe jo gjatë verës siç pritej.
Siç ka raportuar Reuters nga burimet e saj brenda BE-së, shtetet anëtare nuk kanë arritur të dakordohen që t’i lehtësojnë rregullat e udhëtimit për qytetarët e këtyre shteteve, përfshirë Kosovën. Nuk bëhet i ditur ndonjë afat i ri se kur Brukseli do të marrë vendim për vendet që kanë marrë rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian.
Siç njofton Reuters, BE tani ka kthyer fokusin kah kriza e emigrantëve, transmeton Gazeta Express.
“Rasti i Kosovës, një vend tjetër optimist për vizat, po ashtu është zvarritur edhe pse Komisioni Evropian ka rekomanduar udhëtim pa viza për të gjitha katër shtetet e lartpërmendura, i kanë thënë Reutersit burime brenda Bashkimit Evropia”, shkruan Reuters.
Komisioni Evropian ka rekomanduar në fillim të muajit të kaluar që Kosovës t’i hiqen vizat. Lajmi ishte pritur me entuziazëm në Kosovë edhe pse nuk duhej qartësisht se kur Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së do ta trajtonte këtë çështje.
Në Prishtinë, kishte shumë optimizëm se vizat mund të hiqen në qershor, ose më së largu në shtator.
Por siç ka raportuar edhe “Zëri” , Kosova në këtë rast ka rënë preh e turqisë, e cila ka mosmarrëveshje me BE-në. Pezulluar vendimi për liberalizimin e vizave për Turqinë, kjo ka ndikuar që edhe vendimi për heqjen e vizave për Kosovën të shtyhet deri në vjeshtë. Mbetet që javën e ardhshme të diskutohet vetëm për Gjeorgjinë. Kështu kanë bërë të ditur burime të kësaj gazete nga Brukseli.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











