Kosova

S’ka lehtësim të masave në Kosovë

Armend Zemaj ka thënë se nuk do të ketë lehtësim të masave në Kosovë, derisa shtoi se vaksina do të arrijë në muajin e ardhshëm

Ministri në detyrë i Shëndetësisë i Kosovës, Armend  Zemaj, ka thënë se vaksina anti-Covid pritet të arrijë në Kosovë në muajin shkurt, raporton Ekonomia Online.

Zemaj tha se janë duke punuar në sigurimin e kësaj vaksine, përcjell albinfo.ch.

Ai ka folur edhe tubimet e partive politike për moszbatimin e masave duke përfshirë edhe vetë atë, është shprehur se të gjithë duhet respektuar masat.

“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, tha Zemaj.

Zemaj tha që nuk do ketë lirim të masave që mund të prishte stabilitetin e rasteve dhe pandemisë.

Pullat postare

Mbi 30 punëtorë shëndetësorë në Kosovë kanë vdekur në krye të detyrës gjatë pandemisë COVID-19. Në nderim të tyre, është bërë prezantimi i pullës postare.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit.

Gjithashtu mirënjohje u janë ndarë mjekëve dhe infermierëve që ishin prezentë.