Lajme
S’ka azil në Gjermani, refuzimi 100 për qind
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angleika Viet tha se norma e mospranimit të azilit për imigrantë kosovarë në Gjermani është 100 për qind
Të gjithë qytetarët e Kosovës që emigrojnë ilegalisht në Gjermani, nuk kanë asnjë shans që ta marrin statusin e refugjatit. Kështu deklaroi ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angleika Viets, e cila iu rekomandoi kosovarëve që mos të ikin nga shtpitë e tyre.
Ajo tha se kushtet ekonomike nuk janë arsye për të marrë azilin në Gjermani. Viets tha se Gjermania 100 për qind do t’i refuzoj kërkesat për azil edhe pse ka rritje të numrit të kërkesave.
“Numri i kosovarëve që marrin rrugën për në perëndim si azilkërkues është rritur në mënyrë dramatike. Nuk do të pranohen! Çështjet ekonomike nuk janë arsye për azil. Norma e mospranimit është 100 për qind. E vetmja mënyrë është vetëm nëse keni leje pune”, theksoi ambasadorja gjermane.
Ajo tha se Ambasada Gjermane është deklaruar në një konferencë shtypi në lidhje me largimin masiv nga Kosova. “Ata rrezikojnë të kthehen më të varfër”, ritheksoi edhe një herë Viets.
Gjithashtu, ajo shtoj se Serbia dhe çdo shtet tjetër që pretendon të hyjë në Bashkimin Evropian e ka kusht ndreqjen e marrëdhënieve fqinjësore. “Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, përndryshe nuk ka zhvillim. Zhvillimi ekonomik do të shtyjë procesin e pajtimit mes dy vendeve”, vlerësoi diplomatja gjermane.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













