Shqipëria
Sizmologu qetëson qytetarët: Nuk ka rrezik për Cunami
Duke qenë se qytetarët e Durrësit dhe jo vetëm i ka mbërthyer paniku nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që la pas të vdekur dhe qindra të plagosur, shumë prej tyre kanë lënë sot banesat pas një alarmi ‘bombë’ që qyteti bregdetar do të goditej nga një cunam.
Po ashtu, dhjetëra qytetarë kanë dërguar mesazhe në adresë të agjencisë së lajmeve të “BalkanWeb”, si dhe shumë të tjerë kanë telefonuar, të shqetësuar për të mësuar mbi vërtetësinë e lajmit, nëse Durrësit do të goditej apo jo nga kjo dukuri e rrezikshme.
E për të shuar të gjitha këta zëra, që erdhën pas publikimeve nëpër mediat greke dhe ato italiane, ku për alarmin i referoheshin Institutit Italian të termëve, vjen zëri zyrtar nga specialisti; Durrësi nuk rrezikohet nga cumani.
Në një lidhje telefonike për ‘News24’, sizmologu Llambo Duni pohoi se alarmi për cunam rezultoi fals.
Ai theksoi se tërmeti i së martës me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter nuk e ka fuqinë të shkaktojë një dukuri të tillë si cunami, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












